Noka ironizon kandidatin e PS: Kukull e kanë zhytur në batak

Shqipëria

Noka ironizon kandidatin e PS: Kukull e kanë zhytur në batak

Më: 9 prill 2023 Në ora: 18:43
Deputeti i PD-së Flamur Noka

Deputeti i PD-së Flamur Noka ka folur ditën e sotme gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë për zgjedhjet e 14 majit, në Elbasan.

Noka akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e ‘Rilindjes” se ‘duan që ta bëjnë Elbasanin tokë të djegur dhe se ky është një plan për të larguar çdo të ri dhe të re nga qyteti’.

Deputeti i PD, u ndal tek kryetari aktual i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ku e quajti ‘kukull të Ramës’.

“Si ka mundësi që ky qytet përfundoi kështu? Si ka mundësi që qyteti që ka pjellë dije të ketë krim dhe mafie? Si përfundoi ky qytet qëmë parë nxirrte elita që i jepte zë vendit? Ky ka qenë program i detajuar i Edi Ramës dhe Rilindjes. Ata kanë pasur synim në qytetar të vogël për ta sunduar më lehtë. Ky eksperiment po hyn në vitin e 10-të tij. Sot Rama dhe Rilindja kanë marrë çdo gjë, kontrollojnë shumë gjëra, por kanë harruar se nuk mund të kontrollojnë lirinë dhe energjinë tuaj.

Kanë sjellë këtu në Elbasan një kukull që e kanë zhytur në batak. Jemi këtu dhe është koha t’ju themi se kurrë nuk mund të marrin votën tonë. Vota juaj është e shenjtë, pasi në demokraci vjen bashkë me njeriun, por Rilindja dhe Rama kanë ndërhyrë kudo. Kanë bërë dëme pafund në Elbasan dhe kudo. Duan ta bëjnë tokë të djegur që të rinjtë të largohen dhe të mos funksionojnë. Dëme të pafundme ka bërë Rama. Sado të duken të fuqishëm ata nuk e kanë forcën dhe energjinë tuaj për ndryshim, për të votuar Luciano Boçin dhe koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Llatja, i fut njëri me shpullë tjetri i fut shkelim në zyrë. Ndërsa, ne kemi sjellim fgurën më të mirë, profesorin Luçiano Boçin”, tha Noka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat