“E vrava Migenën”/ Dëshmia e prindërve të Roland Sinanit: I thashë ‘çfarë na bërë o bir’! Si babai tentoi të merrte përsipër krimin

Shqipëria

“E vrava Migenën”/ Dëshmia e prindërve të Roland Sinanit: I thashë ‘çfarë na bërë o bir’! Si babai tentoi të merrte përsipër krimin

Më: 9 prill 2023 Në ora: 20:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Detaje te reja janë zbardhur ditën e sotme lidhur me ngjarjen e regjistruar mëngjesin e së shtunës në zonën e Shkozës në kryeqytet.

Kujtojmë se Roland Sinani vrau kunatën e tij, Migena dhe më pas i dha fund jetës duke vrarë veten.

Burime zyrtare nga grupi hetimor bëjnë me dije se fillimisht prindërit e Rolandit, Igbale dhe Gëzim Sinani kanë dhënë dëshmi kontradiktore, por pasi janë lënë që të marrin veten ata kanë treguar si ka ndodhur ngjarja.

Burime bëjnë të ditur se prindërit i kanë dëgjuar të shtënat rreth orës 4 të mëngjesit.

Roland Sinani ishte zgjuar pak minuta para ngjarjes dhe kishte marrë armën e zjarrit të cilën e kishin pa leje.

Fillimisht është zgjuar nëna e cila është përballur me Rolandin në dhomën e gjumit dhe i ka thënë “Çfarë na bëre o bir”.

Djali ka qene i qete dhe i ka thënë të ëmës vetëm “ Vrava Migenën”. Pasi të dy prindërit kanë hyrë në dhomën e gjumit ku ishte dhe fëmija, janë shprehur se “kanë kontrolluar nëse Migena kishte shenja jete dhe a ishte lënduar apo jo fëmija”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat