Kazizaj: Gjobat që mori Rama nga KQZ në 2021-in për fshehje të të ardhurave

Shqipëria

Kazizaj: Gjobat që mori Rama nga KQZ në 2021-in për fshehje të të ardhurave

Më: 9 prill 2023 Në ora: 20:53
Altin Kazizaj

Altin Kazizaj, përfaqësues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” e ka konsideruar ‘frut’ i fantazisë së Edi Ramës deklaratën se një pjesë e fondeve për fushatë zgjedhore do të shkojnë për të mbjellë pemë.

I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai tha se në vitin 2021 Rama dhe partia e tij morën 5.5 milion gjobë pasi nuk raportuan siç duhet për buxhetin e dhënë nga KQZ.

Më tej ai shtoi se Rama këtë vit po përdor një mekanizëm tallës.

Rama dhe partia e tij në vitin 2021 kanë qenë subjekt  i disa masave administrative  të vëna nga KQZ. Ka qenë 5.5 milion gjoba. Është një mekanizëm tallës. Nuk mundet që në një territor të caktuar dhe nëse do të ishte e vërtetë që kryeministri i një vendi të ushtrojë fuqinë e tij për të mbjellë pemë. Ai të raportoi buxhetin e marrë në zgjedhjet e para e më pas të gjejë lekët për t’u dhënë lekë kryebashkiakëve për të mbjellë pemë, që janë frut i fantazisë së tij në një pikturë që ka bërë në fundjavë”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat