Java nis me mot të qëndrueshëm, si do të variojnë temperaturat

Shqipëria

Java nis me mot të qëndrueshëm, si do të variojnë temperaturat

Më: 10 prill 2023 Në ora: 07:46
Foto ilustrim

Sipas MeteoAlb: Orët e parë të ditës do të jenë në dominimin e motit të qëndrueshëm duke sjellë në Shqipëri kthjellime dhe kalime vranësirash, më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore. Ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites vranësirat do të shtohen gradualisht duke gjeneruar reshje të pakta shiu përgjatë shtrirjes Lindore, ku më të dukshme reshje do jenë në Juglindje të vendit tonë.

Por mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin përmirësim të motit në të gjithë territorin duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm duke sjellë në vend alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta të cilat pritet që më fokusuara të jenë në zonat perëndimore. Ndërsa në orët në vijim vranësirat do të shtohen duke sjellë mundësi për reshje të pakta shiu në zonat perëndimore të Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Orët e para të mëngjesit në MV parashikohet të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave. Por gjatë mesditës dhe pasdites vranësirat pritet të pësojnë herë pas here zhvillime të përkohshme duke gjeneruar në MV reshje të pakta shiu. Por gjatë mbrëmjes dhe natës moti do të përmirësohet gradualisht.

Rajoni dhe Evropa

Pjesërisht rajoni qwndror i Ballkanit dhe brigjet e Egjeut do të jenë më vranësira të cilat herë pas here do të zhvillohen duke sjellë reshje afatshkurtra. Gjithashtu Brigjet Veriperëndimore të Europës dhe Britania e Madhe pritet të jenë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që të ketë vranësira dhe reshje shiu. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në Skandinavi, Evropën Lindore dhe Qendrore. Por kthjellimet do të jenë më prezente në Jugperëndim të Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat