Zgjedhjet e 14 majit/ Si do të jetë renditja e kandidatëve në fletët e votimit, KQZ hedh sot shortin

Shqipëria

Zgjedhjet e 14 majit/ Si do të jetë renditja e kandidatëve në fletët e votimit, KQZ hedh sot shortin

Më: 10 prill 2023 Në ora: 11:35
KQZ

KQZ do të zhvillojë këtë paradite mbledhjen për miratimin e rezultatit të shortit për përcaktimin e numrit që do të mbajnë kandidatët në fletën e votimit.

Gazetari Ergys Gjençaj bën me dije për BalkanWeb se shorti do të hidhet për përcaktimin e kandidatëve për 11 bashki, konkretisht për bashkitë Tiranë, Kamëz, Lushnjë, Durrës, Elbasan, Berat, Fier, Vlorë, Korcë, Lezhë, Shkodër.

Edhe pse duhet si një proces rutinë, në fakt ky short ka një rëndësi të veçantë, pasi në bazë të numrit që do të përcaktohet për kandidatët, do t’u bëhet thirrje qytetarëve për t’i votuar këta të fundit.

Kujtojmë se në 14 prill nis zyrtarisht fushata zgjedhore, e cila do të pasohet me javë të ngjeshura për KQZ dhe subjektet politike që do të garojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat