Sarandë/ Goditet një rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, pranga një personi

Shqipëria

Sarandë/ Goditet një rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, pranga një personi

Më: 10 prill 2023 Në ora: 12:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Vihet në pranga 1 shtetas që vinte baste sportive, me aparat celular.

Në hetim dhe pronari i lokalit, ku ushtrohej kjo veprimtari e paligjshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie, në lagjen nr.2, Sarandë.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi:

– E. R., 39 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap në lokalin e shtetasit E. L, duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetastin E. L., 33 vjeç, pronari i lokalit, ku u konstatua kjo veprimtari e jashtëligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat