A do të rikthehet Basha në krye të PD-së? Deputeti demokrat tregon se ç’do ndodhë pas 14 Majit

Shqipëria

A do të rikthehet Basha në krye të PD-së? Deputeti demokrat tregon se ç’do ndodhë pas 14 Majit

Më: 10 prill 2023 Në ora: 13:23
Sali Berisha

Deputeti demokrat, Arbi Agalliu i ftuar në Panorama TV, ka treguar se ç’do ndodhë me PD-në pas zgjedhjeve vendore të 14 Majit.

Ai u shpreh se “kemi kërkuar dhe do kërkojmë të bëhen zgjedhje në PD për kryetarin e ri”.

Agalliu theksoi se nuk nxorën kandidatë për të gjitha bashkitë për të mos ndarë votën e demokratëve.

Arbi Agalliu: “Jam përfaqësues në qarkun e Vlorës. Besoj se njerëzit sot pavarësisht ndarjes në kampin e PD-së, ka ardhur koha që të ketë qarkullim elitash, por duhet bërë hap pas që të çlirohet.

Nuk kemi zgjedhur të nxjerrim kandidatë në disa bashki, ishte vendim politik. Janë zgjedhje të pushtetit lokal, ata që kanë dalë nga primaret kanë sakrifikuar, ç’liruam elektoratin e djathtë për të marrë vendimin që do. Nëse do nxirrnim atëherë vota do ndahej në dy pjesë.

PD është vetëm 1, por ka dy grupime të caktuara. Arsyeja pse nuk nxorëm kandidatë ishte për të mos përçarë më tej elektoratin, duke ofruar gjithë përgjegjësinë tonë në këtë situatë të vështirë.

Nxorëm kandidatë për listat e këshillave bashkiakë, sepse s’mund ta lejojmë që vota e demokratëve të shkojë për ish-LSI-në, ose Partinë e Lirisë.

Vota e demokratëve nuk mund t’i shkojë një force tjetër politike. Mbajtën këtë qëndrim që të mos i përçajmë demokratët dhe të përfaqësohen me logon e PD.

Pas zgjedhjeve lokale a do kthehet Basha në krye të PD-së:

Arbi Agalliu: Nuk ka të bëjë me mbështetësit e Bashës. Patjetër që është ai me letra kryetari. Nuk kemi bërë zgjedhje që të çojmë individ tjetër. Vendosëm të tentojmë ti mbajtën gjakrat jo të nxehta. Me mbylljen e zgjedhjeve lokale kemi kërkuar dhe do kërkojmë të bëhen zgjedhje në PD.

Do futet PD në zgjedhje për të zgjedhur kryetarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat