Vrau dy motrat në Astir, lihet në burg të përjetshëm Përparim Ademi

Shqipëria

Vrau dy motrat në Astir, lihet në burg të përjetshëm Përparim Ademi

Më: 11 prill 2023 Në ora: 14:42
Vrau dy motrat në Astir, lihet në burg të përjetshëm Përparim Ademi

Përparim Ademi, vrasësi i dy motrave në Astir në fund të vitit 2021, do të vuajë dënimin me burg të përjetshëm

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me burgim të përjetshëm për Ademin.

Ademi është shpallur fajtor për veprat “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në 31 dhjetor 2020, Ademi, që kishte lidhje intime më njërën nga gratë, ekzekutoi dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi. Ai kreu ekzekutimin në sy të dy fëmijëve të mitur. Autori përdori nipin për të hyrë në banesë, ndërkohë që në çantë mbante armën, me të cilën qëlloi me breshëri në drejtim të Kristinës dhe të Zhanetës.

Sipas dëshmive, pas krimit u fut në sallon dhe u ul në divan duke vendosur automatikun mes këmbëve dhe tytën poshtë mjekrës me qëllim që të vriste veten, por nuk ka pasur fishekë. Më pas doli nga banesa dhe u dorëzua në polici.

Nga hetimet ka rezultuar se 59-vjecari nuk pranonte ndarjen nga motrat, me të cilat kishte lidhje jashtë martesore. Ngjarja tronditi vendin në ditën e fundit të vitit 2020, ndërsa Angjelo, djali i mitur i njërës nga viktimat ka dëshmuar për krimin makabër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat