Çelja e fushatës pa “dasmë” nga PS, Çupi: Akt i guximshëm, i bashkohet praktikës europiane

Shqipëria

Çelja e fushatës pa “dasmë” nga PS, Çupi: Akt i guximshëm, i bashkohet praktikës europiane

Më: 11 prill 2023 Në ora: 18:59
Frrok Çupi

Analisti, Frrok Çupi i ftuar në “Newsline” ka folur edhe për çeljen ndryshe të fushatës nga ana e Partisë Socialiste, me mbjellje pemësh dhe jo hapje madhështore sic jemi mësuar.

Çupi e quajti këtë një akt të guximshëm, për të thyer klishetë e vjetra.

Ai shtoi se akti i sotëm i PS, i bashkohet eksperiencës disa dekadëshe që  Europa praktikon në zgjedhje.

“Kjo është një akt i guximshëm, për të thyer klishetë e vjetra. Ne jemi mësuar me turma, manifestim force, por realisht ky është një defekt i qytetarisë shqiptare.

Akti që kryen sot PS, i bashkohet eksperiencës disa dekadëshe që Europa i praktikon për zgjedhje.

Mjafton të shikosh turmat në një vend siç jemi ne dhe kushdo kupton që këtu ka njerëz të shtypur.

Me këtë akt lexoj edhe relaksin që ka PS. E thyen një klishe të vjetër, por e ka të qartë se nuk i duhen turmat për të fituar zgjedhjet.

I guximshëm, sepse pjesa e prapambetur e shoqërisë duan që të ketë “dasëm”, sic janë mësuar”, tha Çupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat