Veliaj: Fushata më pozitive, më e gjelbër dhe më e bukur që kemi pasur në Tiranë

Shqipëria

Veliaj: Fushata më pozitive, më e gjelbër dhe më e bukur që kemi pasur në Tiranë

Më: 11 prill 2023 Në ora: 20:28
Erion Veliaj

Nën ritmet e kolonës zanore qe do te shoqeroje fushatën e zgjedhjeve te 14 majit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi nje takim me strukturat e PS në “Parkun Helen” në Liqenin e Farkës. Drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës tha se kjo do jetë fushata më e bukur dhe më e gjelbër që është bërë ndonjëherë në Tiranë.

“Duke filluar nga sot, ne nisim një rrugëtim që është fushata më pozitive, më e gjelbër dhe më e bukur që kemi pasur ndonjëherë në Tiranë. Teksa ne ishim në sheshin Skënderbej, për të mbjellë 61 pemët simbol të 61 fushatave tona lokale, dua të falënderoj gjithë skuadrën këtu për 200 pemët që i kemi në sfond dhe që e filluan me këtë energji të bukur fushatën.

E di që disa prej jush jeni aktivistë të rinj, disa prej jush keni ardhur nga të gjithë zonat, ne do jemi në çdo qendër administrative, në të 27 njësitë. Kemi një kuotë shumë dashamirëse dhe shumë bujare nga kryeministri dhe PS, për t’u siguruar që në këtë fushatë, ne të mbjellim pemë, do të mbjellim dashuri; aty ku ka përçarje, ne do të mbjellim bashkëpunim, aty ku ka rivalitet, ne do të mbjellim punë dhe ne do të mbjellim në secilin komunitet fushatën më pozitive që kemi pasur ndonjëherë. Ftesa për secilin është: Përqafoni njeri tjetrin, përvishni mëngët, përgatituni për një super betejë pozitive sepse unë besoj që ditët më të mira të Tiranës i kemi vetëm përpara.

Dua që këto 30 ditë, ne të kemi një sprint me energji pozitive, për të folur vetëm për lajme të mira, për lajmin e mirë që morëm sot nga qeveria, për rritjen e rrogave, të pagave, pensioneve, të gjithë atyre që shërbejnë dhe mezi pres që në çdo njësi administrative, ashtu siç thotë kjo kënga jonë: ‘Ta hëngsha zemrën dhe ta falsha zemrën’, ne të jemi vetëm një këngë e bukur pasioni, pune dhe dashurie. Faleminderit të gjithëve nga zemra. Shijojeni kohën sot dhe paçim një fushatë pozitive me energji fantastike! Ju falënderoj të gjithëve.”, u shpreh Veliaj, teksa festa vijon në “Parkun Helen” me qytetarët e Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat