Bejko plas deklaratën e fortë: Kam marrë çdo ditë mesazhe kërcënuese

Shqipëria

Bejko plas deklaratën e fortë: Kam marrë çdo ditë mesazhe kërcënuese

Më: 11 prill 2023 Në ora: 21:02
Roland Bejko

Kandidati i Partisë Demokratike të vulës, Roland Bejko, deklaroi mbrëmjen e sotme se ka marrë mesazhe kërcënuese.

Bejko tha në një intervistë me Marsela Karapançon se çdo ditë i vijnë mesazhe kërcënuese nga njerëz anonimë.

Ai theksoi se tashmë që është vendosur kandidat për bashkinë e Tiranës merr më tepër kërcënime se më parë.

“Unë marr përditë mesazhe kërcënuese, përditë. Jo vetëm tani në fushatë, por edhe më parë. Tani janë shtuar edhe më shumë. Përditë marrim kërcënime me emra anonimë, për ty, për familjen tënde. Është një dhunë barbare e pafalshme dhe kjo buron nga gjuha që përdorin oligarkët”, theksoi Roland Bejko.

Këtë deklaratë ai e bëri teksa po fliste për atentatin që iu bë mëngjesin e sotëm kryetarit të PD-së së Vaut të Dejës, Benard Ndrecës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat