Zgjedhjet e 14 Majit, gazetari zbardh prapaskenat: Ja pse Rama shpiku videon tallava

Shqipëria

Zgjedhjet e 14 Majit, gazetari zbardh prapaskenat: Ja pse Rama shpiku videon tallava

Më: 11 prill 2023 Në ora: 21:03
Edi Rama

Gazetari Reldar Deda tha në një intervistë për Euronews Albania se videoja e shpërndarë nga kryeministri Edi Rama për fushatën e PS, është tregues i qeverisjes së tij.

Sipas tij, videoja e kryeministrit Edi Rama tregon tiparin e tij tallava siç ka bërë shtetin.

“Videoja e kryeministrit Edi Rama tregon tiparin e tij tallava, siç ka bërë shtetin, qytetet, qeverinë. Nuk kemi dalë nga ky dimension. Do të përcjellë relaksimin, gjoja është një betejë  e lehtë.

Në shkencat e komunikimit, kur mesazhi pretendohet mes vulgut, aty kalojnë edhe informacionet tepër serioze”, tha Deda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat