Humbjet e Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, Berisha: Vetëm për Portin e Durrësit shkon deri në 400 mln euro

Shqipëria

Humbjet e Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, Berisha: Vetëm për Portin e Durrësit shkon deri në 400 mln euro

Më: 11 prill 2023 Në ora: 21:22
Foto nga vendngjarja

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për humbjet e Shqipërisë në gjykatën ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Berisha u shpreh se vetëm për Portin e Durrësit, shifra mund të shkojnë deri në 400 mln euro me të dyja Arbitrazhet ndërsa shtoi se e gjithë shuma që rrezikon Shqipëria nga çështjet në gjykatën ndërkombëtare shkon deri në 1.6 mld euro.

“Vetëm për Portin mund të shkohet në 300-400 mln euro me të dyja Arbitrazhet., Sipas të dhënave shumë të sakta, pa Portin vetëm në Arbitrazhin e Bankës Botërore janë 12 çështje.

5 janë në Paris, 2 janë në Zvicër. Ekspertët kanë llogaritur 1.6 mld euro që janë rrogat e 2 vite e gjysmë të të gjithë shqiptarëve. A mund të imagjinohet të ndëshkohet një popull nga një njeri i papërgjegjshëm që për t’u bërë vetë ortak me Alabarin përzuri një nga kompanitë më serioze. Ky sillet si Gadaf që zgjohet në mëngjes dhe thotë më ka ardhur kjo ide”, tha Berisha.

Ai foli edhe për nisjen e fushatës elektorale në stadiumin “Air Albania”. “Fushata do të nisë në stadium. Shkojmë dhe marrim energji për të realizuar objektivat tona, Ju ftoj këto ditë të angazhohemi me të gjithë potencialin tonë në takime të vogla, në media, në shpërndarjen e kësaj ftese që çdo qytetari ta prekim dhe t’ia dorëzojmë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat