Dita e dytë e vizitës në Escobar në Tiranë/ Zbardhet agjenda, ja me cilët politikanë do të takohet sot

Shqipëria

Dita e dytë e vizitës në Escobar në Tiranë/ Zbardhet agjenda, ja me cilët politikanë do të takohet sot

Më: 12 prill 2023 Në ora: 10:17
Gabriel Escobar

Gabriel Escobar, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, prej ditës së djeshme ndodhet në Tiranë.

Pas takimit me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, Esocobar do të zhvillojë sot takime me përfaqësuesit e opozitës.

Escobar do ta nisë ditën e sotme me një takim në orën 10:30 me kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeajn, ku të pranishëm në këtë takim do të jenë edhe deputetët Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi. Berisha nuk është në agjendën e tij të takimeve.

Në orën 11:30, Escobar do të takohet me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën. Në këto vizita, njëjtë si një ditë më parë, Escobar pritet të shoqërohet nga ambasadorja Yuri Kim.

Fokusi i këtyre takimeve janë padyshim zgjedhjet e 14 majit, vizitë kjo që vjen pak para nisjes së fushatës për 14 majin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat