I shoqëruar nga Yuri Kim, Escobar zbarkon në zyrën e Alibeajt

Shqipëria

I shoqëruar nga Yuri Kim, Escobar zbarkon në zyrën e Alibeajt

Më: 12 prill 2023 Në ora: 10:58
Gabriel Escobar

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pasi zhvilloi disa takime dje me krerë të lartë të shtetit shqiptar, presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, edhe sot zyrtari amerikan ka një axhendë të ngjeshur.

Escobar po zhvillon sot një takim me kreun e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i shoqëruar nga ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.

Burime bëjnë me dije se Alibeaj shoqërohet nga deputeti Gazmend Bardhi Kreshnik Collaku dhe Orjola Pampuri. Po ashtu raportohet se një ndër temat që do të flasin do të jetë situata politike në vend dhe zgjedhjet e 14 majit.

Ndërkohë Escobar do të takohet dhe me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Kujtojmë se në qendër të vëmendjes në këtë periudhë janë zgjedhjet e 14 majit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat