Aksident në Elbasan, makina përplas të miturën

Shqipëria

Aksident në Elbasan, makina përplas të miturën

Më: 12 prill 2023 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Një aksident është regjistruar mesditen e kësaj të mërkurë ne Elbasan. Një automjet ka aksidentur një 14-vjeçare, në afërsi të shkollës së Gjuhëve të Huaja.

E mitura është dërguar në spital dhe gjendja e saj shëndetësore raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Ajo ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat