KQZ ndan fondet e fushatës elektorale, PS përfiton pjesën më të madhe

Shqipëria

KQZ ndan fondet e fushatës elektorale, PS përfiton pjesën më të madhe

Më: 12 prill 2023 Në ora: 12:39
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë fondin e fushatës elektorale për partitë politikë në vend. Kjo ndarje bëhet në bazë të deputetëve që çdo parti ka në Kuvendin e Shqipërisë. Me këtë përllogaritje, shumën më të madhe e përfiton Partia Socialiste, të cilës i është akorduar fondi prej 127.872.000 lekë.

E dyta në radhë vjen Partia Demokratike me 50 mandate, ndaj fondi për të është 86.400.000 lekë. Ndonëse një pjesë e deputetëve janë mbështetës të Berishës, ky i fundit nuk do të përfitojë nga fondi, pasi vula i përket Enkelejd Alibeajt.

Partia e Lirisë rezulton me katër mandate, ndaj fondi për të është 6.912.000 lekë.

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet në zgjedhjet e fundit parlamentare, ka fituar 2 mandate që i përkon vlerës 3.456.000 lekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat