Konflikt me thika mes adoleshentëve në Pogradec, një i plagosur dhe një në pranga

Shqipëria

Konflikt me thika mes adoleshentëve në Pogradec, një i plagosur dhe një në pranga

Më: 12 prill 2023 Në ora: 12:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Një konflikt çasti ka përshkallëzuar në përdorim thikash mes dy adoleshenteve në fshatin Çërravë, të Pogradecit. Policia njofton se ka vënë në pranga një 18-vjeçar, të dyshuar si autor i plagosjes me thikë së një tjetër adoleshenti.

“Më datë 12.04.2023, në fshatin Çërravë, Pogradec, shtetasi M. B., 19 vjeç, banues në fshatin Çërravë, gjatë një konflikti, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një 18-vjeçar, i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftim.

Mbi 18-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat