“Kemi ushtarë që s’flejnë”, thirrjet ekstremiste në rrjetet sociale që çuan në arrestimin e radikalit në Shqipëri

Shqipëria

“Kemi ushtarë që s’flejnë”, thirrjet ekstremiste në rrjetet sociale që çuan në arrestimin e radikalit në Shqipëri

Më: 12 prill 2023 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Shtetasi Gentian Çollaku është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK pas dyshimeve të arsyeshme të bazuara mbi prova se ka kryer veprën penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se nëpërmjet disa adresave në rrjetet sociale, jo me emrin e tij, është konstatuar se ky shtetas ka bërë postime me thirrje radikale.

Në një postim të siguruar nga rrjetet sociale në menaxhim të tij, është postuar një thënie në mbështetje të ISIS, e shoqëruar me një foto të xhihadistëve në mbështetje të Shtetit Islamik.

“Nëse nuk ndalen së luftuari ndaj nesh, atëherë dijeni se ne kemi ushtarë të cilët nuk flejnë”, shkruhet në foto.

Hetimi në lidhje me rastin ka nisur nga SPAK në bashkëpunim me oficerët e policisë gjyqësore të Drejtorisë se Antiterrorit, të cilët i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesë për caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg’’.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 31 datë 11.04.2023 ka vendosur ndaj këtij të hetuari masën e sigurimit personal ‘’arrest në burg’’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat