Ultimatum Dallëndyshe Bicit 24 orë për t’i dhënë përgjigje për pronat, banorët e Bërxullës sërish në protestë: Nëse nuk dialogojnë do të hyjmë me forcë në Hipotekë

Shqipëria

Ultimatum Dallëndyshe Bicit 24 orë për t’i dhënë përgjigje për pronat, banorët e Bërxullës sërish në protestë: Nëse nuk dialogojnë do të hyjmë me forcë në Hipotekë

Më: 13 prill 2023 Në ora: 08:59
Dallëndyshe Bici

Ashtu siç edhe paralajmëruar banorët e Bërxullës kanë protestuar ditën e sotme përballe zyrave të Hipotekës.

Kjo protestë vjen pasi paralajmëruan Dallëndyshe Bicin se nëse nuk do të merrnin përgjigje për 24 orë do të reagonin sërish, kundër projektit Thumanë-Kashar.

“Këtu pa dhënë ryshfetin nuk mbaron punë. U bëj  thirrje të mos vonohen, por të vijnë të flasin me ne dhe të mbarojmë punë. T’u japin shpjegim banorëve në terren sepse ndryshe nuk do të kenë shpëtim”, ka thënë një prej banorëve.

Gjithashtu ai ka theksuar se paligjshmëritë nuk kanë fund, ndërsa kanë kërkuar zgjidhje të menjëhershme pasi nuk do të heqin dorë deri sa të vendoset e drejta.

“Forca është fundi i logjikës, por nëse këta nuk pranojnë dialog do të hyjmë me forcë në Hipotekë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat