4 deputetë të rinj hyjnë në Kuvend

Shqipëria

4 deputetë të rinj hyjnë në Kuvend

Më: 13 prill 2023 Në ora: 13:15
Ilirjan Celibashi

KQZ u ka dhënë mandatin 4 deputetëve të rinj që do të futen në Kuvend. Bëhet fjalë për Shkëlqim Bullarin nga radhët e PS që do të zërë vendin e Besjan Ajazit, i cili kandidon për bashkinë e Gramshit. Asllan Dogjani mori mandatin pasi Belind Këlliçi hoqi dorë për shkak të kandidaturës për bashkinë e Tiranës.

Lodovik Hasani do të pasojë Zef Hilën në Shkodër, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Ndërsa Qani Xhafa do të zërë karrigen e Luçiano Boçit, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit. Sa i përket Shkodrës, Frrok Gjini duhet të dorëzojë formularin e dekriminalizimit brenda 10 ditësh për të zërë vendin e Benet Becit.

Nëse ai nuk e dorëzon, në radhë për të marrë mandatin është Kabir Fishta./abcnews.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat