Përdhunimi i 23-vjeçares nga kryeplaku në Korçë, flet nëna e vajzës: Ishte i dehur e pyeta se çfarë ndodhi

Shqipëria

Përdhunimi i 23-vjeçares nga kryeplaku në Korçë, flet nëna e vajzës: Ishte i dehur e pyeta se çfarë ndodhi

Më: 13 prill 2023 Në ora: 15:19
Ervis Rrapo

Zbardhet dëshmia e nënës të vajzës së dyshuar të përdhunuar nga kryeplaku i fshatit Rehova, në Vishkuq të Korçës, Ervis Rrapo.

E ëma e 23-vjeçares rrëfeu momentin që bashkëshorti i saj dhe ajo panë që në shtëpinë  e tyre ishte 29-vjeçari, Rrapo.

Sakaq ajo tha se vajza nuk vuan nga asnjë problem të shëndetit mendor.

Dëshmia e nënës së 23-vjeçares:

Erdhi burri dhe e gjeti me djalin e Aliut. Në korridor, në dhomë. Ne morëm në telefon policinë dhe ata nuk erdhën. Na thanë se ishin pushim. E gjetëm vajzën të zhveshur. Vajza nuk ka probleme mendore. Vajza tha se e zuri djali dhe…Ai kishte pirë. Unë i thashë që atë na sqarojë situatën, ai filloi dhe nuk na la fjalë pa thënë. Vajza u trondit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat