OSBE thirrje partive politike një ditë para nisjes së fushatës zgjedhore: Presim të jetë paqësore

Shqipëria

OSBE thirrje partive politike një ditë para nisjes së fushatës zgjedhore: Presim të jetë paqësore

Më: 13 prill 2023 Në ora: 16:29
OSBE

OSBE ka reaguar një ditë para nisjes së fushatës zgjedhore të 14 majit, ku do të votohet për bashkitë e vendit.

Përmes një mesazhi të publikuar së fundmi, OSBE ka kërkuar nga partitë politike shqiptare që të zhvillojnë një fushatë paqësore dhe në përputhje të ligjit.

OSBE ka kërkuar gjithashtu zbatimin e rekomandimeve të ODIHR, për mbarëvajtjen e fushatës dhe votimeve.

Reagimi i plotë:

Fushata zgjedhore për zgjedhjet vendore të 14 majit fillon nesër! Një hap i rëndësishëm drejt forcimit dhe konsolidimit të demokracisë në Shqipëri në nivel vendor – shumë punë mbetet për t’u bërë dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me ju edhe pas 14 majit. Ndërkohë presim që të zhvillohet një fushatë paqësore dhe e hapur ku konkurrimi politik të jetë sa më konstruktiv, në zbatim të legjislacionit shqiptar, standardeve ndërkombëtare dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Suksese të gjithë kandidatëve dhe qytetarëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat