Bylykbashi “shpërthen” në akuza ndaj qeverisë: Kërkoni të rrëzoni Kushtetutën për të penguar Komisionin Hetimor për Portin e Durrësit

Shqipëria

Bylykbashi “shpërthen” në akuza ndaj qeverisë: Kërkoni të rrëzoni Kushtetutën për të penguar Komisionin Hetimor për Portin e Durrësit

Më: 13 prill 2023 Në ora: 16:34
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, u shpreh se maxhoranca kërkon të rrëzojë Kushtetutën për të mos lejuar ngritjen e Komisionit Hetimor për Portin e Durrësit.

Komentet Bylykbashi i bëri gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku tha se Shqipëria po tregohet një shtet i pabesë ndaj ndërkombëtarëve, pasi sipas tij, nënshkruan marrëveshje dhe më pas i prish ato pa lajmëruar.

Ai tha se BE kishte investuar për zhvillimin e Portit të Durrësit, por qeveria pa njoftuar ndryshoi projektin dhe firmosi marrëveshjen me investitorin arab.

Sipas Bylykbashit, projekti i Portit të Durrësit bëhet vetëm për të vjedhur, pasi sipas tij, në projekt bëhet fjalë për mijëra apartamente dhe dyqane, paratë e të cilave do të hyjnë në xhepat e qeveritarëve.

“Sot ju do të rrëzoni sërish Kushtetutën. Kushtetuta e thotë që kur janë 35 fima deputetësh, është detyrim të mbahet Komisioni Hetimor. Meqë ne do të bëjmë edhe reform zgjedhore, pse nuk anuloni edhe zgjedhjet e 14 majit. Është detyrim që ju ta lejoni ngritjen e atij komisioni, i cili do të hetojë aferën më të madhe korruptive, atë të vjedhjes në Portin e Durrësit. Investimi për ta rikthyer Portin e Durrësit me kapacitet të plotë shkonte në 63 milion euro. Si ka mudësi që këto shtete investuan gjithë këto para, 29 milion euro granted he 25 milion euro kredi. Sot paratë i keni hedhur në kosh.

Rikonstruksioni i Portit të Durrësit do të sillte forcimin e pozitës tonë ekonomike, strategjike, por edhe ushtarake. Çfarë ndodhi? Ju miratuat marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe. Jeni shtet i pabesë, sepse bëni marrëveshje dhe më pas pa njoftuar prishni edhe marrëveshjet. Varhelhy thotë që u detyruam ta kançelojmë atë fond pasi projekti ndryshoi. Pse? Sepse është plani i vjedhjes gjigande. Ajo që kërkon MSA është transparencë dhe konkurrencë.

Ju keni bërë pazarin, ryshfetin. Keni pushtetin autokrat që vendos si ju do qejfi përballë detyrimeve ndërkombëtare. Do të ndërtoni 1264 mijë metra katror apartamente. Do të ndërtoni 47 591 metra katror dyqane, etj. Se ç’lidhje ka këtu Porti nuk e di. Porti në krye të 2-3 viteve ka vdekur. Ju po vrisni portin që edhe BE thotë që është strategjik. Nuk mund të fitojë Alabar. Shteti shqiptar del me humbje. Paguan 300 milion euro dhe merr mbrapsht 280 milion euro”, u shpreh Bylykbashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat