“Tërhiqu ose do të vrasim ty dhe familjarët e tu”, kërcënuan biznesmenin, Gjykata e Elbasanit merr vendim për 3 të arrestuarit

Shqipëria

“Tërhiqu ose do të vrasim ty dhe familjarët e tu”, kërcënuan biznesmenin, Gjykata e Elbasanit merr vendim për 3 të arrestuarit

Më: 13 prill 2023 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan është zhvilluar seanca e vlerësimit për dhënien e masës së sigurisë për personat e arrestuar për kërcënimin e biznesmenit Eraldo Myftaraj dhe familjarëve të tij.

Sipas burimeve për Panorama TV, ndaj Algert Alcanit dhe Edmir Bocit, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ndërsa ndaj 62-vjeçarit Shaqir Alcani, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Kujtojmë se këta shtetas u arrestuan gjatë kësaj jave pasi u denoncuan nga biznesmeni Eraldo Myftaraj se e kishin kërcënuar me jetë atë dhe të familjarët e tij që firma e tyre të tërhiqej nga një tender publik për lëndë drusore me vlerën e 1 milion eurove.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e përdorur nga autorët dhe 8 aparate celularë.

Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat