Deputetja e PS-së: Shqyrtimi për ç’bërjen e raportit të Martyt mund të ndodhë në qershor

Shqipëria

Deputetja e PS-së: Shqyrtimi për ç’bërjen e raportit të Martyt mund të ndodhë në qershor

Më: 13 prill 2023 Në ora: 18:52
Etilda Gjonaj

Deputetja e Partisë Socialiste Etilda Gjonaj dhe anëtare e delegacionit shqiptar në Këshillin Evropës, ka thënë se kanë arritur të sigurojnë nënshkrime më shumë se sa që kërkohet në mënyrë që në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës të rishikohet raporti i Dick Martyt.

Ajo ka thënë se ndër shtetet që e kanë përkrahur këtë iniciativë janë edhe Austria, Franca, Gjermania dhe Turqia.

“Kemi marrë firmat më shumë se sa që kërkohet nga rregullorja e Asamblesë Parlamentare të KE-së dhe nga më shumë se 13 shtete pavarësisht se kërkesa është për pesë shtete kemi siguruar nënshkrime nga Austria, Franca, Gjermania, Turqia etj dhe shumë shtete tjera që janë treguar dashamirës me iniciativën që kemi marrë”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se nëse raporti nuk shqyrtohet në këtë sesion të KiE-së atëherë presin që një gjë e tillë mund të ndodhë në qershor.
Xhonaj ka thënë se qëllimi është ta ç’bëjnë këtë raport.

“Ne presim që ta depozitojmë në mënyrë zyrtare e cila mund të mos jetë në këtë sesion por mund të jetë në sesionin e qershorit. Gjithë qëllimi ynë është se raporti i Dick martat të çbëhet. Më pas nuk e di se do të ndikojë por, kemi shpresa që ky raport duke u parë dhe faktet që nuk ekzistojnë mbi të cilat është ngritur do të jetë edhe një dokument shtesë i cili do të mund të merrej në shqyrtim nga Specialja”, është shprehur ajo.

Deputetja shqiptare ka thënë se janë në koordinimin me delegacionin e Kosovës që i gjithë ky proces të përfundojë sa më mirë.

Kuvendi i Shqipërisë kishte miratuar një rezolutë për t’ju drejtuar Këshillit të Evropës për këtë raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat