Dha dorëheqjen nga drejtimi i RTSH, Enkelejd Joti merr postin e rëndësishëm në qeveri - Ja vendimi

Shqipëria

Dha dorëheqjen nga drejtimi i RTSH, Enkelejd Joti merr postin e rëndësishëm në qeveri - Ja vendimi

Më: 13 prill 2023 Në ora: 19:21
Enkelejd Joti

Enkelejd Joti është emëruar në postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e këshillit të ministrave.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Z. Enkelejdi Joti emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”,thuhet në njoftim.

Joti dha dorëheqjen ditën e sotme nga drejtimi i Radio Televizionit Shqiptar.

Aty mbante postin e drejtorit të Përgjithshëm prej vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat