Luçiano Boçi fton rivalin në debat televiziv: Ballafaqimi mes kandidatëve duhet të vendoset në Kod Zgjedhor

Shqipëria

Luçiano Boçi fton rivalin në debat televiziv: Ballafaqimi mes kandidatëve duhet të vendoset në Kod Zgjedhor

Më: 13 prill 2023 Në ora: 21:31
Kandidati i opozitës për bashkinë e Elbasanit Luçiano Boçi

Kandidati i opozitës për bashkinë e Elbasanit Luçiano Boçi ftoi nga studio e emisionit “Log.” në Panorama TV, rivalin e tij Gledian Llatja në një debat televiz.

Ai u shpreh se duhet të vendoset me detyrim në Kod Zgjedhor, ballafaqimi i kandidatëve në studio televizive për të përballur dy alternativat që ata ofrojnë.

“Unë po vij po bëj debat me opiniusionstë, gazetarë se dalin shumë gjëra për publikun. Dua të vendos një standard. Në gara politike dhe jo politike duhet të vendoset në Kod Zgjedhor, ballafaqim kandidatësh në studio televizive që ta bëjmë të vlefshëm edhe ballafaqimin.

Këtu te ne virtualiteti është propagandë. Po dola unë në debat me atë, le të vijë të bëjmë debat vizionesh. I kam avantazhet e mia por ama një person i gatshëm të bëjë një garë duhet të jetë i përgatitur për këtë garë dhe të vijë dhe të ballafaqohet”, deklaroi ai.

Ai komentoi edhe retorikën e socialistëve që e kanë konsideruar si kandidat të Sali Berishës dhe Ilir Metës. “Damiani e përdor si gjuhë politike në të gjitha takimet që bën me kandidatin. Madje flet më shumë se ai, e lë në hije dhe vazhdon me gjuhë ppolitike. Këtë e ka sjellë Berisha. Është absurditeti më i madh që të thotë që Luçiano Boçin e ka sjellë në Elbasan Berisha dhe Meta”, deklaroi Boçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat