“Pasojat, më të rënda se vetë eliminimi fizik”, Artan Hoxha: Atentati ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës, paralajmërim

Shqipëria

“Pasojat, më të rënda se vetë eliminimi fizik”, Artan Hoxha: Atentati ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës, paralajmërim

Më: 14 prill 2023 Në ora: 00:06
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha Ka folur për atentatin me eksplozive ndaj kryetarit të PD të degës së Vaut të Dejës, Bernard Ndreca.

Në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se autorët nuk kanë patur qëllim eliminimin fizik të tij, por i kanë dhënë një paralajmërim.

Gazetari theksoi se në Vaun e Dejës dhe kryesisht në qarkun e Shkodrës, situata do të jetë e nxehtë gjatë fushatës zgjedhore për 14 majin.

Artan Hoxha: Te Aleks Keka ka pas një sasi eksplozivi që ata nuk i kanë lënë asnjë shans dhe ata donin ta eliminonin me çdo kusht, prandaj makina është e shkatërruar. Vijmë te ngjarja tjetër. Pse ngjarja ka efekt paralajmërues? Sepse vendoset në pjesën e gomës së parë në krahun e pasagjerit, midis vendit ku vendoset eksplozivi dhe pozicionit të shoferit është motori i makinës.

-Po mos e kanë pasur më kollaj në atë për të qenë të fshehur nga shtëpia?

Artan Hoxha: Po jo o Fevzi, ata e dinë shumë mirë me çfarë lëviz Bernard Ndreca dhe ai është drejtuesi i mjetit. Kur ti do të eliminosh fizikisht drejtuesin, ti nuk e vë në pozicionin më të largët nga drejtuesi. Por e vë aty ku drejtuesi nuk ka shans të shpëtojë.

-Pra, ju e quani paralajmërim?

Artan Hoxha: Ky lloj atentati paralajmërues, me pamje vizive, me tronditjen që shkakton i ka pasojat më të rënda në fakt në opinionin publik se vetë eliminimi fizik. Së dyti, sasia e eksplozivit nuk ka dalë ende nga ekspertët xhenierë se unë jam interesuar para se të vij…

-Sot mediat e raportuan, 50 gram.

Artan Hoxha: Mediat mund të bëjnë shumë lajme, po flas për raport. Ekspertiza që vjen nga xhenierët ta jep me saktësi sa është lënda, por rëndësi ka se ku e monton.

-Ti e quan mesazh?

Artan Hoxha: Patjetër! Kjo ngjarje duhet hetuar menjëherë, për të hequr këto spekulimet e tjera ose betejën politike. Pse ndodhi tani dhe në Vaun e Dejës. Vau i Dejës do të jetë një zonë e nxehte, unë e kam ndjekur dhe në 2015-ën. I ka ndodhur dhe shefit të shtabit, përplasja mes dy palëve është shumë e fortë. Në gjithë qarkun, Vau i Dejës është një pikë ku përplasen fort lobingje të cilat kanë ndikim në zonë. Në 2015-ën Vau i Dejës ka qenë zona ku është përdorur çmimi më i lartë për të blerë votën, 250 mijë lekë të vjetra.

-Sa ka qenë çmimi më i lartë?

Artan Hoxha: Është një bashki periferike e qarkut të Shkodrës, por atje është bërë një betejë shumë e fortë në atë kohë. Atje kishte para, prandaj ishte çmimi kaq i lartë, ata që kultivonin kanabisin investonin te zgjedhjet, që nga kryeplaku i fshatit e deri te ai i policisë pyjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat