Përkeqësimi i motit, reshjet e dendura të borës bllokojnë aksin e ‘rrezikshëm’ rrugor në Dibër

Shqipëria

Përkeqësimi i motit, reshjet e dendura të borës bllokojnë aksin e ‘rrezikshëm’ rrugor në Dibër

Më: 14 prill 2023 Në ora: 09:37
Dibër

Ulja e temperaturave dhe përkeqësimi i motit, ka sjell problematikat e para ne vend. Si rrjedhorë, është bllokuar aksi i rrugës së Arbërit, në bypass-in Qafë-Murrizë.

“Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonat malore të qarkut  Dibrër kanë rënë  reshje dëbore dhe për këtë shkak, aksi i rrugës së Arbrit, bypass- Qafë Murrizë, është  bllokuar përkohësisht dhe subjekti kontraktor po punojn për pastrimin dhe hapjen e saj.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë,  të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit,  të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat