Vendos gjykata, rusja e akuzuar për spiunazh do të qëndrojë në Shqipëri

Shqipëria

Vendos gjykata, rusja e akuzuar për spiunazh do të qëndrojë në Shqipëri

Më: 14 prill 2023 Në ora: 13:47
Svetlana Timofeva

Rusja Svetlana Timofeva e arrestuar pasi u fut në ish-uzinën e Gramshit nuk do të ekstradohet në Rusi.

Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Elbasanit.

Timofeeva kërkohet edhe nga autoritetet ruse për veprën penale ‘Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror’, vendim ky i dhënë që më 25 Gusht të vitit të kaluar nga Gjykata e Meshchanky Moskë. Vetë Timofeeva ka kërkuar të mos ekstradohet në Rusi.

34 vjeçarja u arrestua më 20 gusht 2022 së bashku me Mikahil Zorin, 23 vjeç dhe ukrainasin Fedir Alpatov, 24 vjeç, pas një incidenti të ndodhur brenda rrethimit të ish-uzinës së armëve në Gramsh. Zorin kundërshtoi dy ushtarakët që tentuan ta ndalonin dhe përdori spray me piper kundër tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat