Bejko ironizon Berishën dhe bën thirrjen: Mendonin se nuk kishim njerëz, por u zhgënjyen. Mos votoni ata që dikur kanë qenë të djathtë

Shqipëria

Bejko ironizon Berishën dhe bën thirrjen: Mendonin se nuk kishim njerëz, por u zhgënjyen. Mos votoni ata që dikur kanë qenë të djathtë

Më: 14 prill 2023 Në ora: 13:54
Roland Bejko

Kandidati për Bashkinë e Tiranës nga Partia Demokratike me kryetar të komanduar Enkeljed Alibeajn, Roland Bejko nuk i ka kursyer ironitë ndaj rivalëve të tij, ndonëse demokratë, për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Duke iu kundërpërgjigjur Berishës, Bejko tha se ata që mendonin se nuk kishin njerëz, u zhgënjyen.

“Ata që mendonin se nuk kishim njerëz, u zhgënjyen, të çlirojmë Tiranën nga kthetrat e grabitqarëve.

Fushata më e mirë është të shkuarit derë më derë. Të mos votohen ata që dikur kanë qenë të djathtë. Trekëndëshi i Bermudës donte ta asimilonte PD. Të martën çelim fushatën e PD për Tiranën.”, tha Bejko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat