Berisha akuza Ramës: Janë në kaos të plotë, konfiskojnë para nëpër ministri për t’i futur në fushatë

Shqipëria

Berisha akuza Ramës: Janë në kaos të plotë, konfiskojnë para nëpër ministri për t’i futur në fushatë

Më: 14 prill 2023 Në ora: 14:35
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin  Edi Rama se ka mashtruar qytetarët shqiptarë,  duke i lënë ata të fundit për në Ballkan për rrogat.

Në një komunikim me gazetarët, Berisha u shpreh se Rama i ndjerë në panik ka vendosur që të rrisë pagat pas 8 vitesh.

Berisha po ashtu  u shpreh se “konfiskojnë para nëpër ministri për t’i futur në fushatë”

“Ka një epërsi të pakrahasueshme. Edi Rama është rrudhur me nomeklaturën e tij mafioze. A e vutë re ju në hapje të fushatës, sesi ishte ai dhe ministrat e tij? Të nxirë. Me nga një lopatë në dorë dukeshin si skllevërit e Edit. Me nga një rrënjë peme që duhet të mbulonin vjedhjen e tyre të tmerrshme të 1 milionë fidanëve të Erion Veliajt.

Nuk ka parë ndonjëherë Shqipëria fushatë të zbrazët, vulgare, të shpërlarë si kjo që ka nisur me tallavanë e tij Edi Rama. A e dëgjuat ju dje Erion Veliajn, që shpallte për ëndërr, projekte të Sali Berishës. Varfëri ekstreme. Dhe Edi Ramës i kujtonte sapllakun e ujit në VC-në e bashkisë. Kjo ishte fushata e tyre.

Dje tha, këtu te bulevardi i ri, paçka se bulevardi i ri ka vulën dhe firmën e Sali Berishës, me projekt e me të gjitha. Pra, kanë qeverisur tetë vite, kanë bilanc 1 milion pemë të rreme. U kujtua pas tetë vitesh të ngrirjes së rrogave, kur ne filluam t’u shpjegojmë shqiptarët se si u vidhisëm të fundit në Ballkan për rrogat, që të mashtronte me rrogat. Po mashtron edhe si injorant. Dhe paraqet si dëshmitar për rritje rrogën e Bajram Begajt. Po a ka cinizëm më të madh? Apo të admiralëve. Në një kohë kur gjysma e ushtarëve ka dorëzuar dorëheqjen. Ata prisnin rritjen e rrogave të tyre, ky thoshte admiralit. Tallje!

Rendin, konfiskojnë para nëpër ministri për t’i futur në fushatë. Janë në një kaos të plotë. Pra, ka 1001 e një arsye që nesër të festojmë së bashku ditën e çeljes së fushatës më të bukur, më premtuese, më optimiste të 31 viteve të fundit pas asaj të vitit 1992. Edhe njëherë, ftoj çdo të ri, çdo gjimnazist, çdo të ri që voton për herë të parë, të vijë nesër në Arenën e Lirisë, që për arsye komerciale ka marrë emrin Air Albania”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat