Partia Republikane nis fushatën me Këlliçin/ Mediu: Shkelmoni të keqen që ju pengon, respektoni të mirën që ju vlen

Shqipëria

Partia Republikane nis fushatën me Këlliçin/ Mediu: Shkelmoni të keqen që ju pengon, respektoni të mirën që ju vlen

Më: 14 prill 2023 Në ora: 15:01

Partia Republikane ka hapur fushatën elektorale në Tiranë me këshilltarët e saj, në mbështetje të kandidatit të opozitës Belind Këlliçi. Kreu i kësaj partie, Fatmir Mediu në fjalën e tij kërkoi votën për Këlliçin.

Partia Republikane ka hapur fushatën për zgjedhjet e 14 majit. Në fjalën e tij kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu theksoi se qeveria sheh interesat e saj dhe lë mbrapa shqiptarët pa shpresë.

Në fjalën e tij Belind Këlliçi duke shprehur bindjen në fitore në 14 Maj, tha se si kryetar bashkie do të respektojë çdo qytetar të Tiranës, pa dallime politike.

“Qeveria shkon përpara në interesat e saj, por duke lënë mbrapa shqiptarët pa shpresë, që zvarriten në pamundësinë për të ndërtuar lumturinë e tyre, mbrojtur liritë dhe të drejtat e tyre, ata dhunohen çdo ditë, skandali zëvendëson skandalin, e keqja është bërë dominante, hajdutëria shihet si vlerë, sharlatanizmi si kualitet, e mira dhe njerëzorja shihet si dobësi.

Shkelmoni të keqen që ju pengon, respektoni të mirën që ju vlen. Tregoni që jeni, dini dhe bëni ndryshimin. Shihni tek njerëzit e politikës, njerëzit e gabueshëm, shihni brenda jush dëshirën e pagabueshme të dashurisë dhe lumturisë. 

Drejtuesi i listës së këshilltarëve të PR. Albi Jahelezi, theksoi se ky është një bashkim i të rinjve, bashkim i republikanëve dhe shqiptarëve, për vendin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat