Deputeti i PD-së për kryebashkiakun e Belshit: Nesër mund të jetë para drejtësisë

Shqipëria

Deputeti i PD-së për kryebashkiakun e Belshit: Nesër mund të jetë para drejtësisë

Më: 14 prill 2023 Në ora: 15:12
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka deklaruar se kryeministri Edi Rama se po vendos në listat e kandidatëve për kryebashkiakë persona që ndiqen nga SPAK.

Ai veçoi rastin e kryebashkiakut të Belshit, Arif Tafani, duke thënë se “nesër ndoshta do të jetë para drejtësisë për t’u gjykuar dhe nuk e kuptoj si e kanë vendosur sërish”.

Zoti Boçi është përfshirë shumë herë në politikë dhe e njoh, por e them se Boçi ka mbështetje të madhe. Boçi do të jetë një administrator shumë i mirë i Bashkisë së Elbasanit. Edhe në Belsh banorët janë të zhgënjyer Arif Tafani është në ndjekje nga SPAK dhe nuk e besoja se PS do ta vendoste sërish kandidat.

Nesër ndoshta do të jetë para drejtësisë për t’u gjykuar dhe nuk e kuptoj si e kanë vendosur sërish. 720 mnl lekë të vjetra për qendrën e rehabilitimit dhe nuk dihet se çfarë është bërë”, tha ai për News24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat