Kërkoi masë më të butë sigurie/ Apeli i GJKKO lë në qeli ish-kryebashkiakun Lefter Alla

Shqipëria

Kërkoi masë më të butë sigurie/ Apeli i GJKKO lë në qeli ish-kryebashkiakun Lefter Alla

Më: 14 prill 2023 Në ora: 16:15
Lefter Alla

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest me burg për ish-kreu i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, pas ankimimit që ky i fundit kishte bërë tre ditë më parë.

Po ashtu në burg janë lënë edhe 12 personat e tjerë të arrestuar bashkë me të, mes tyre dhe nënkryetarja e Bashkisë së Bulqizës.

Alla akuzohet për një tender me vlerë mbi 2.8 milion euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Ish-kryebashkiaku, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, pretendon se akuza e shkeljes së barazisë në tendera e ngritur nga SPAK është e pabazuar dhe në shkelje të ligjit.

Ai ankimoi vendimin duke kërkuar masë më të butë sigurie, por kjo kërkesë e tij nuk u pranua nga trupa gjyqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat