Pashka Ortodokse/ Mijëra besimtarë korçarë kremtojnë sot të ‘Premten e Zezë’

Shqipëria

Pashka Ortodokse/ Mijëra besimtarë korçarë kremtojnë sot të ‘Premten e Zezë’

Më: 14 prill 2023 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Besimtarët ortodoksë në qytetin e Korçës kanë kremtuar sot të Premten e Zezë, ditë kjo e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në Kryq.

Të shumtë kanë qenë ata qytetarë korçarë por dhe të huaja të cilët kanë ndjekur nga afër ritmin e kalimit nëpër epitaf dhe varrimin e Krishtit e organizuar nga Mitropolia e Shenjtë, raporton BW.

Këtë të premte për të shënuar ditën e shenjtë, nisja është bërë nga sheshi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” ku janë bashkuar 6 epitafet e kishave, ndërsa ka vijuar në dy bulevardet kryesore.

Procesioni është udhëhequr nga Mitropoliti i Korçës imzot Johani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat