“Gruaja që ka 2 të dashur quhet prostitutë” - Spartak Ngjela zbulon a ka tradhtuar ndonjëherë

Shqipëria

“Gruaja që ka 2 të dashur quhet prostitutë” - Spartak Ngjela zbulon a ka tradhtuar ndonjëherë

Më: 14 prill 2023 Në ora: 23:35
Avokati Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka treguar se nuk ka tradhtuar asnjëherë pasi nuk ka qenë kurrë i martuar.

Gjatë një interviste, Ngjela theksoi se “mund të kem pasur edhe 3 gjithsej, por kur s’ke xhandarin tek shtëpia nuk quhet tradhti”.

Ndërsa theksoi se “dashuritë e mia janë mobilitet permanent, janë lëvizje permanente nga njëra tek tjetra”.

Avokati Ngjela foli edhe për pabarazinë gjinore, ku u shpreh se një grua me 2 të dashur quhet prostitutë, ndërsa një mashkull me 4 të dashura konsiderohet don zhuan.

Ngjela: Po ju bëj një pyetje për të provuar se gjithçka maskile është ajo që ka shtypur femrën. Gruaja që ka 2 të dashur quhet prostitutë, kurse djali që ka 4 të dashura quhet donzhuan! Ma shpjegoni pak këtë, si quhet kjo? Ky është pushteti i meshkujve.”

Keni tradhtuar ndonjëherë?

Ngjela: Jo, s’kam qenë i martuar. Dashuritë e mia janë mobilitet permanent, janë lëvizje permanente nga njëra tek tjetra. S’tradhtoj njeri! Se po të kesh xhandarin tek shtëpia tradhton. Mund të kem edhe 3, por me atë që ke kontratë ke tradhti. Martesa është kontratë dhe një nga pikat e kontratës është kjo. Po të mos jetë kjo, është normal. Një mashkulli i thuhet don zhuan, po një vajze pse si thuhet don zhuaneshë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat