Artan Hoxha tregon shifrat: Krimi shqiptar ka investuar në Dubai mbi 1 mld dollarë

Shqipëria

Artan Hoxha tregon shifrat: Krimi shqiptar ka investuar në Dubai mbi 1 mld dollarë

Më: 15 prill 2023 Në ora: 09:04
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar dje raportin e Antimafies italiane, ku thuhej se paratë që vijnë nga krimi investohen në ndërtim. Në një intervistë televizive, Hoxha tha se për disa grupe kriminale, Shqipëria është një treg i vogël dhe se ata nuk kanë interes të investojnë pasi vendi ynë nuk i përballon dot aq para. Ndërkohë tregoi edhe për personazhe të grupeve kriminale shqiptare në Dubai, që kanë bërë investime me qindra miliona euro.

“Objektivi kryesor i krimit të organizuar është paraja. Gjithçka e bën për të fituar para dhe pastaj atë para e përdor në forma të ndryshme për të blerë apo për të përfituar pushtet. Derisa Shqipëria është thënë në çdo raport për një nivel të dukshëm të krimit të organizuar, shumë agresiv në një shtrirje ndërkontinentale, kemi parë dosje e grupe që fillojnë në Amerikën Latine, shesin në Europë dhe qëndrojnë në gadishullin arabik”, deklaroi ai.

Më tej Hoxha deklaroi se qëllimi i krimit të organizuar është të fitojë para dhe pastaj këto para ti investojë duke i legalizuar. Sipas tij, sot në kemi organizata kriminale që kanë fuqi ekonomike aq të madhe saqë Shqipëria është një treg i vogël.

“Qëllimi i krimit të organizuar është të fitojë para dhe pastaj këto para ti investojë duke i legalizuar. Sot në kemi organizata kriminale që kanë fuqi ekonomike aq të madhe saqë Shqipëria është një treg i vogël. Nuk kanë interes të investojnë shumë në Shqipëri, se kanë fituar aq shumë para sa Shqipëria nuk i suporton dot aq para. Në Dubai shqiptarët kanë investuar atje më shumë se 1 mld dollarë, mua më rezulton shumë më tepër. Pashë kompani të themeluara nga personazhe që vijnë nga bota e dyshimtë, potenciali ekonomik që zotëronin ishte shumë i madh. Kishte investime nga shqiptarët qindra miliona euro. Për këto grupe Shqipëria është shumë e vogël”, nënvizoi Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat