Miratohet modeli përfundimtar i fletës së votimit, Celibashi: Në krah të koalicionit nuk do të vendoset emri i kryetarëve të partive

Shqipëria

Miratohet modeli përfundimtar i fletës së votimit, Celibashi: Në krah të koalicionit nuk do të vendoset emri i kryetarëve të partive

Më: 15 prill 2023 Në ora: 13:43
Ilirian Celibashi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ditën e sotme modelin përfundimtar të fletës së votimit për kandidatët për kryetar bashkie dhe fletën për kandidatët e këshillit bashkiak të Tiranës.

Në listën për këshill, në krah të emrit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” nuk është vendosur asnjë emër kryetari.

Ndërkohë që në krah emrit Partia Demokratike është vendosur emri i kreut të grupit të PD, Enkelejd Alibeaj.

Celibashi theksoi se në rastet ë koalicioneve nuk është vendosur asnjë emër të kryetarëve të partive përbërëse të koalicionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat