Këlliçi hap fushatën: Do ndërpresim pagesat për inceneratorin e Tiranës që shkojnë për bosët në kërkim

Shqipëria

Këlliçi hap fushatën: Do ndërpresim pagesat për inceneratorin e Tiranës që shkojnë për bosët në kërkim

Më: 15 prill 2023 Në ora: 13:59
Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliç

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ishte i pari që mori fjalën sot në çelje të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit. Pasi zbriti në fushën e gjelbër me autobus, Këlliçi kujtoi dhe premtimin e tij për transport publik falas.

Mes të tjerash Këlliçi tha se pagesat për inceneratorin e Tiranës do të ndërpriten.

“Ju drejtohem nga kjo arenë, kudo ku të banoni në territorin e bashkisë sonë, do jeni të barabartë. Do ndërtojmë kopshte dhe çerdhe. Qendrat do të vijnë te ju, atje ku s’ka arsim, do të jetë shkolla. Të gjitha premtimet tona janë të realizueshme. Ju prindër në Astir nuk do të nxitoni më për të çuar fëmijët tuaj në shkolla. Shërbimet e Bashkisë së Tiranës do të vijnë te ju. Atje ku ka shkollë ne do të çojmë rrugë. Ky do të jetë misioni i ri i policisë bashkiake e cila nuk do të ketë më mision gjobëvënien. Do të gjeni gjithmonë një deri ku do ju shërbehet. Këtë ofroj unë. Zgjidhje, besnikëri.

Jam i pari që besoj në premtimet që kam dhënë sepse janë të gjitha të arritshme. 200 mijë qytetarët që udhëtojnë me urban edhe për një muaj nuk do të paguajnë më. Taksat tona nuk do i marrin më bosët e inceneratorëve në kërkim. E pafalshme të harxhosh 61 përqind të buxhetit për mobilie e lukse për njerëz që nuk shkojnë në punë, e të lësh qytetarët me bidona në duar dhe pa parqe rinore. Uji është problemi më i madh qenkemi në shtëpitë tona. Çmimi është rritur dhe uji nuk plotëson kushtet për konsum. Kam edhe një pyetje për biznesit të vogël e të mesëm, pse mendoni që politikat e bashkisë janë armiqësorë ndaj jush? Sepse jeni shtresa e mesme e qytetit dhe më të pakontrollueshëm. Dua të bëj një pakt me ju. Pas 14 majit do përballeni me një klimë miqësore që do t’ju ndihmojë të ngriheni.”, tha Këlliçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat