Bardh Spahia nga “Air Albania”: Ne jemi alternativa më e mirë për shqiptarët!

Shqipëria

Bardh Spahia nga “Air Albania”: Ne jemi alternativa më e mirë për shqiptarët!

Më: 15 prill 2023 Në ora: 14:10
Bardh Spahia

Kreu i Bashkisë së Shkodrës, njëherësh kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia nga stadiumi “Air Albania” mbajti fjalën e tij për çeljen e fushatës elektorale. Spahia tha se alternativa më e mirë për shqiptarët është koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Sakaq bëri thirrje shqiptarëve që më 14 maj të votojnë numrin 1, koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

“Të dashur demokratë dhe shkodranë, kam nderin t’ju sjell nga Shkodra mesazhin e qëndresës. Të mos përkulemi port ë qëndrojmë, Ta refuzojmë joshje dhe shantazhin. Vetëm duke qëndruar me okën lart, mund të fitojmë më 14 maj. Ne nuk e humbën besimin dhe fituam. Shkodra zgjodhi të vërtetën para mashtrimin dhe arritëm të fitonim. Janë vetëm 30 ditë dhe ndaj puna jonë është për njerëzit. Le të trokasim në çdo derë dhe të tregojmë se jemi alternativa më e mirë. Ne nuk i ndajmë njerëzit sipas ngjyrave partiake. Nuk ka rast më të mirë sesa t’i ftoj socialistët që të na bashkohen më 14 maj. Përballë kemi qeverinë që po vjedh. Ne e dimë sa herë që Ram ka blerë zgjedhjet me mijëra të rinj janë larguar nga atdheu. Ky është moment historik. U bëj thirrje për shqiptarët që të votojmë nr 1 për koalicionin “Bashkë Fitojmë”,” tha Bardh Spahia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat