Indrit Hoxha rendit 5 punët e para: Nga 15 maji ulim taksat për biznesin e madh

Shqipëria

Indrit Hoxha rendit 5 punët e para: Nga 15 maji ulim taksat për biznesin e madh

Më: 16 prill 2023 Në ora: 11:11
Indrit Hoxha

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha ka renditur pesë punët e para që ai do të bëjë sapo të marrë drejtimin e Bashkisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoxha thekson se prioriteti i parë është të nxjerrë bashkinë nga falimenti.

Ai po ashtu premton se do të krijojë sistemin për 24 orë ujë të pijshëm për cdo familje.

Po ashtu, Hoxha thekson se do të ulë 50% taksat për biznesin e madh dhe atë VIP dhe 80% për biznesin e vogël.

Postimi i Indrit Hoxhës

5 Punët e para ne Bashkinë Vorë nga 15 maji

✔️Nxjerrim bashkinë nga falimentimi.

✔️Ndërtimin e sistemit te bashkisë për 24 orë ujë të pijshëm për çdo familje te bashkisë Vorë.

✔️Ulje 50% e taksave për biznesin e madh dhe atë VIP dhe 80% për biznesin e vogel.

✔️Riurbanizimi i Bashkisë Vorë dhe zhvillimi ndërtimit.

✔️Super puna për nënkalimin 500 metra ne Vorë bashkimi i qytetit nga dy anët e autostradës dhe zhvillimi i qytetit, ta bëjmë Vorën te banueshme.

#BashkëFitojmë #nr2 #BashkiaVorë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat