PD sulmon Berishën, Alibeaj: Të refuzojmë 3 dinozaurët, fosile të politikës

Shqipëria

PD sulmon Berishën, Alibeaj: Të refuzojmë 3 dinozaurët, fosile të politikës

Më: 16 prill 2023 Në ora: 20:00
Enkelejd Alibeaj

Enkelejd Alibeaj u tha demokratëve të njësisë 9 se Partia Demokratike duhet të distancohet plotësisht pa asnjë lëshim nga e shkuara korruptive.

Dhe duke i refuzuar të tre, të tre dinozaurët e politikës, fosilet politike të Shqipërisë 32-vjeçare: Edi Rama ka nga ’98 që është në pushtet, Sali Berisha, dy herë president dhe dy herë kryeministër dhe një herë non grata, dhe Ilir Meta, miku dhe shoku dhe armiku, sipas rastit, me njërin apo me tjetrin. Duket sikur jemi një popull jo inteligjent për të kuptuar sesi duhet të funksionojë demokracia. Ka një kohë për të ardhur në politikë, për të arritur lavdinë, por edhe për të ikur. Vetëm në Shqipëri, vetëm për këta tre vetë, kjo ligjësi që është kudo në botë nuk funksionoka”, tha Alibeaj.

Kandidati Alibeajt për Tiranën Roland Bejko e shikon PD e Berishës tashmë nën diktatin e Ilir Metës.

Po të shikoni listën që ka bërë kjo dyshe, që ia mbërriti kësaj dite Sali Berisha që ta çonte e ta kthente Partinë Demokratike nga blu e të bardhë, në blu dhe të kuqe, atë pjesë që mori me vete, do të detyrojë demokratët të votojnë listën e Ilir Metës dhe ta bëjnë Ilir Metën faktor në politikë. Edhe kur qytetarët duan të votojnë të lirë, ata ua deformojnë vullnetin. Thotë një filozof se, po të ishte që vota do të kishte vlerë qeveritarët autokratë, mafiozë dhe të korruptuar, do ta kishin zhdukur edhe votën”, u shpreh Bejko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat