Lihet pas “armiqësia” e vjetër, shefja e vëzhguesve të ODIHR takon Sali Berishën

Shqipëria

Lihet pas “armiqësia” e vjetër, shefja e vëzhguesve të ODIHR takon Sali Berishën

Më: 17 prill 2023 Në ora: 14:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Shefja e misionit të ODIHR, Audrey Glover takoi ish-kryeministrin Sali Berisha, duke hedhur pas të shkuarën.

Dikur Berisha e kishte shpallur “armike” shefen e ODIHR, por sot i hapi dyert e zyrës. Berisha e shpalli “non grata” pas zgjedhjeve të 26 majit të vitit 1996, ku u dhunuan komisionerët.

Nuk ka as dashuri as armiqësi të përjetshme”- tha Berisha disa javë më parë për atë që ka ndodhur 27 vite më parë, madje sipas tij, shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audrey Glover në zgjedhjet e fundit ka bërë një raport profesional. Sipas tij, nëse raporti i Glover do të vlerësohej dhe të merrej më seriozisht nga komuniteti ndërkombëtar, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje.

Shefja e misionit të ODIHR, Audrey Glover ka nisur turin e takimeve me faktorët politik pjesëmarrës në zgjedhjet e 14 majit.  Në kuadër të zgjedhjeve, Audrey Glover  takoi më herët kreun e PL-së Ilir Metën, ndërsa pritet që të mërkurën të takohet edhe me përfaqësues së Partisë Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat