Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e Muhamet Dukës, djali i tij i dyshuar për vrasjen e Santiago Malkos

Shqipëria

Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e Muhamet Dukës, djali i tij i dyshuar për vrasjen e Santiago Malkos

Më: 18 prill 2023 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Një sasi lëndë plasëse është vendosur në banesën e Muhamet Dukës në zonën e Freskut, në afërsi të Institutit të Fizikës Bërthamore. Ai cili është babai i Elis Dukës dhe  Leonard Dukes, të cilët ishin shpallur në kërkim në 2019 për vrasjen e Santiago Malkos dhe njihen si kundërshtarë të Ervis Martinaj.

Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale.

Leonard Duka u arrestua Bruksel në shkurt të këtij viti për vrasjen e Santiago Malkos, i cili ishte njeriu i besuar i Ervis Martinaj. Gjatë aksionit, policia ndërhyri në lagjen ku jetonte Muhamet Duka, duke hequr me shume se 13 kamera sigurie te vendosura në rrugë.

Ervis Martinaj, i cili është i kërkuar nga drejtësia, vazhdon të jetë i zhdukur që prej gushtut të 2022 dhe policia nuk ka asnjë gjurmë të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat