Zgjedhjet e 14 majit/ Çupi parashikon bashkitë ku opozita e ka të pamundur të fitojë

Shqipëria

Zgjedhjet e 14 majit/ Çupi parashikon bashkitë ku opozita e ka të pamundur të fitojë

Më: 18 prill 2023 Në ora: 18:52
Frrok Çupi

“PD është kthyer në një parti numrash”. Kështu u shpreh analisti Frrok Çupi gjatë intervistës për “NewsLine”, duke iu referuar hapjes së fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” pak ditë më parë në stadium. Sipas tij, opozita është në garë me njëri-tjetrin dhe jo me pushtetin.

“Mungon konkurrenca me pushtetin. Ata paraqesin luftë me njëri-tjetrin. Ka një garë se kush i merr kujt. Kjo është lojë me njerëzit. Marrim stadiumin që mbeti me pak njerëz. Është një filozofi e majtë dhe mjafton që për Berishën të marrë numra. PD është kthyer në parti numrash, në parti të majtë sovjetike.”, tha ai.

Ai u pyet gjithashtu nga gazetarja Viol Xhafaj për rezultatin në bashkitë më të “nxehta”, atë të Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe Shkodrës. Për analistin, fitorja e dy kaheve të PD në Elbasan, Tiranë dhe Durrës do të jetë e vështirë ndërsa ndryshimin që mund të pësojë Shkodra e cilësoi si një fitore të Shqipërisë.

“Për mendimin tim do të ketë një sforco të PD në të dy krahët e saj, për të arritur diçka sepse është e njohur se në këto tre qarqe të mëdha. Nëse edhe kësaj here PD falimenton, dmth se duhet një alternativë tjetër për të mund konkurruar më tej. Durrësi është i pamundur për t’u fituar nga të dy PD, edhe Elbasani.

Shkodra është një lloj Makbethi në skenën politike të Shqipërisë. Ka fituar gjithmonë PD. Mendohet se atje njerëzit më të ndriçuar të qytetit po i kërkojnë qytetarëve që të vënë gishtin kokës. Fitorja në Shkodër është fitorja e Shqipërisë.“, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat