PD, nis lufta totale/ Alibeaj hap fushatën në Tiranë. Zogaj: Parti pro SHBA

Shqipëria

PD, nis lufta totale/ Alibeaj hap fushatën në Tiranë. Zogaj: Parti pro SHBA

Më: 18 prill 2023 Në ora: 20:08
Enkelejd Alibeaj

Në ditën e pestë të fushatës nis lufta totale mes krahëve të Partisë Demokratike. Ndërsa Sali Berisha ishte në Roskovec, në Tiranë u prezantua kandidati blu Roland Bejko, mes një retorikë të ashpër kundër Berishës dhe ish komunistëve, ndërsa PD u cilësua si parti proamerikane.

“Për herë të parë, që nga shtatori i vitit 2021, Partia Demokratike fillon dhe vazhdon të përballet me një çështje të pangjashme me të mëparshmet, që sipas pikëpamjes sime, është përtej diversitetit që duhet të karakterizojë dhe të mbajë të bashkuar një parti demokratike. Me kë është Partia Demokratike sot në botë? Kë do Partia Demokratike, kush e do Partinë Demokratike sot në botë? Është një parti që do t’i mbajë dyert e hapura për miqtë dhe aleatët e vet strategjikë, apo një parti që do të jetë në marrrëdhënie të mbyllura me SHBA, Britaninë e Madhe dhe Evropën, nëse drejtohet nga një person i cili është sanksionuar non grata. Kjo është një çështje serioze”, u shpreh Preç Zogaj.

“Për një gjë të jeni të sigurt, ju dhe të gjithë shqiptarët, që na dëgjojnë sot. Janë të tre bashkë dhe nuk ka as më të voglin dyshim për këtë. Nuk mund të vazhdojnë jetën politike pa njëri-tjetrin. Kanë 33 vite që ndajnë interesa politike dhe financiare me njëri-tjetrin. Oligarkët i kanë bashkë, mediat i kanë bashkë, politikën e kanë zaptuar bashkë. Si ka mundësi që Sali Berisha dhe Ilir Meta, këta opozitarë të vërtetë, nuk denoncojnë një oligark të lidhur me qeverinë dhe bashkinë? Është shumë e thjeshtë, janë bashkë me Edi Ramën, me sistemin politik financiar të 32 viteve. Ku i gjen paratë Sali Berisha?”, theksoi Alibeaj.

“Së bashku me 60 kandidatët e tjerë të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në mbarë vendin, nuk janë më kandidatë të kryetarit të partisë, as kryesisë së partisë, por janë kandidatë të besimit tuaj, janë kandidatë të votës suaj, janë kandidatë të lirisë dhe kjo përbën një risi të rëndësisë të jashtëzakonshme, me të cilën ne, lamë mbrapa dhe shkëputemi nga një praktikë përfaqësimi dhe vendosim standardet më moderne të përfaqësimit të qytetarëve. Edi Rama, me ekipin e tij ka marrë lopatat për të mashtruar qytetarët. A e dini ju pse paraqitet duke hapur ato gropa para jush? Së pari, ai e di se kandidatët e tij që kanë dalë nga bodrumet dhe shpellat e mafies, nuk mund të ballafaqohen kurrë me Nexhim Hasimen. Na doli pylli me 1 milion pemë. Vjedhja e tyre ka kufi vetëm qiellin. Në ato 1 milion, do të thotë të bësh një rresht me 3-4 radhë, nga Buna në kepin e Stillë”, deklaroi Sali Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat