Dhunimi barbar i 28-vjeçares nga partneri i saj, Eni Çobani del me mesazhin e fuqishëm për femrat

Shqipëria

Dhunimi barbar i 28-vjeçares nga partneri i saj, Eni Çobani del me mesazhin e fuqishëm për femrat

Më: 18 prill 2023 Në ora: 21:53
Eni Çobani

Gjykata Penale e Tiranës la në qeli pa afat Gleard Gushollin, 31-vjeçarin i cili mbajti peng bashkëjetuesen e tij dhe e dhunoi atë për të paktën 1 javë në një apartament në rrugën “Frosina Plaku” në kryeqytet.

Lidhur me këtë rast të rëndë ëshët diskutuar mbrëmjen e sotme në Klan News.

E ftuar në Klan News, Eni Çobani ka pasur dhe një mesazh për të gjitha ato vajza dhe gra të cilat për hir të dashurisë, i tolerojnë partnerit edhe dhunën teksa ju thotë se “nëse një njeri të dhunon, atëherë nuk ka dashuri”. Eni Çobani ka treguar edhe raste të vajzave të tjera të cilat kanë pasur raste të ngjashme dhune.

Eni Çobani: Kam parë raste që më vijnë e më thonë që “Zonja Eni po ishte i dehur, ai nuk donte, më rrahu, më goditi e më nxiu” dhe më kërkonte se si të shkonte në Polici dhe të tërhiqte denoncimin. Këto janë raste më duken gati të pabesueshme, por ndikojnë shumë faktorë dhe e para është familja e vajzës ngaqë nuk është mbështetëse në shumë raste, e shtyn vajzën që për opinionin, ku do të shkosh, pse do të shkosh. E gjithë ndjesia që shiko se do të rregulloheni. Nuk e shikojnë se nëse një marrëdhënie fillon me dhunë, nuk mund të përfundojnë mirë, ose do të përfundojë me rastin më të keq, me ikjen nga jeta të vajzave ose në rastin më të mirë që ka shpëtuar, por në fakt ka fituar një traumë të jashtëzakonshme. Harrojnë se këto vajza dhe këto gra do të shoqërohen tërë jetën në një traumë psikologjike tërë kohën. Kush do ja paguajë dëmin psikologjik kësaj vajze? Frikën që ajo do të kenë ndaj ambientit që ajo do të rrethohet? Burrit të ardhshëm që ajo do të marrë nesër? Ne kemi sot një vajzë dhe një femër jo vetëm të dhunuar psikologjikisht, por edhe fizikisht. Një njeri që të dhunon deri në këtë pikë, nuk ka dashuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat