Treg droge në Lushnjë, kapet furnizuesi dhe klienti nga Italia

Shqipëria

Treg droge në Lushnjë, kapet furnizuesi dhe klienti nga Italia

Më: 19 prill 2023 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Lushnjë si të përfshirë në shitjen dhe konsumin e lëndëve narkotike. Policia thotë se të arrestuarit janë një 42-vjeçar nga Lushnja, i cili posedonte drogën, dhe një i ri 20-vjeçar nga Italia që u kap në flagrancë duke blerë një sasi kanabisi.

Sipas të dhënave, tregtari i drogës në  qytetin e Lushnjës ishte dënuar më parë për të njëjtën veprimtari. Grupi hetimor ndërkohë ka nisur punën për zbardhjen e veprimtarisë për dy të arrestuarit.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet falë inteligjencës informative, operacioni policor i koduar “Deal”. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza.

U kap në flagrancë teksa shiste doza të lëndës narkotike kanabis, arrestohet 42-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Në pranga edhe një 20-vjeçar nga Italia, pasi u kap duke blerë dozat e lëndës narkotike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, të mbështetura nga inteligjenca informative, për një rast të shitjes në doza, të lëndës narkotike kanabis, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Deal”, në kuadër të të cilit u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit G. S., 42 vjeç, banues në Dimal dhe R. A., 20 vjeç, banues në Itali.

42-vjeçari, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, u kap në flagrancë, në automjetin që drejtonte, teksa i shiste shtetasit R. A., doza të dyshuara lënde narkotike kanabis. Këto doza u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të metejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat